Dhjetëra drone u rrëzuan në një sulm pesëorësh në Kiev NULL NULL 26.11.2024 08:55 26.11.2024 08:55 Foto arkiv: Pamje derisa Kievi u sulmua me dron rus. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka bërë të ditur se Kiev ka qenë nën një sulm me dron rus. Administrata ushtarake e qytetit tha se sulmi zgjati për më shumë se pesë orë dhe se mbrojtja ajrore rrëzoi dhjetëra dron, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv. “Dronët rusë hynë në kryeqytetin e Ukrainës nga drejtime të ndryshme. Alarmi ajror në qytet zgjati më shumë se 5 orë”, thuhet në deklaratë. Ende nuk dihet nëse nga ky sulm ka pasur viktima, apo edhe dëme.