Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiptari dyshohet se vrau shqiptarin në Itali

NULL NULL
25.11.2024 11:27

Një 42-vjeçar shqiptar, Nikolin Nika, ka mbetur i vrarë pasditen e së dielës në provincën Emilia-Romagna të Italisë.

Ai u qëllua me tre plumba në qafë sapo doli nga një bar-kafe dhe ndërroi jetë në vend.

Viktima, baba i dy fëmijëve dhe banues në Bettola, ishte duke punuar në një kompani përpunimi lënde druri, transmeton klankosova.tv.

Pasi ndodhi ngjarja, karabinierët arrestuan një person të dyshuar për vrasjen, gjithashtu shqiptar, dhe e shoqëruan atë për pyetje.

Sipas topchannel, ende nuk dihen arsyet e përleshjes, dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.

Dëshmitarët e ngjarjes u munduan të ofronin ndihmën e parë dhe thirrën ambulancën, por viktima nuk arriti të mbijetonte.

Në këtë fazë, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti të çastit ose ndoshta një llogari të hapur të viktimës në Shqipëri.

lajme të ngjashme