Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar

NULL NULL
22.11.2024 14:49
Lamborghini
Lamborghini

Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur në një automjet pa targa.

Sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte një 11-vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte babai i tij, transmeton Klankosova.tv.

“Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit ‘Lamborghini’ pa tabela të regjistrimit, e poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit”, thuhet në njoftimin  e policisë.

“Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , i njëjti është dërguar në stacionin policor të Prizrenit”.

lajme të ngjashme