Plagosja në Vranjefc, plumbi qëllon derën e shtëpisë së ish-zyrtarit të lartë të Qeverisë NULL NULL 21.11.2024 20:42 21.11.2024 20:42 Plagosja në Vranjefc, plumbi qëllon derën e stëpisë të ish-zyrtarit të lartë të Qeverisë Pasditën e sotme “Kodra e Trimave” u trondit nga të shtënat me armë zjarri. Dy persona pësuan lëndime trupore, e lidhur me rastin është prangosur nga policia. Por, ngjarja ka mundur të merr rrjedhë tjetër dhe të qëlloheshin edhe njerëz të tjerë të pafajshëm. Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi Avni Arifi, njofton se nga plumbi u qëllua edhe dera e shtëpisë së tij. “Pashë nga dritarja pjesën e fundit të “luftës” së këtyre njerzve të panjohur sikur në një film aksioni ku fluturonin plumbat në konfrontim pak metërsh në mes tyre. Kësaj here viktima përveç protagonistëve që vet u lënduan me shumë fat nuk kishte njerëz të tjerë kalimtarë por siguria publike çdo ditë e më shumë po cenohet në Prishtinë dhe sigurisht se mekanizmat e sigurisë duhet t’a rrisin kujdesin. Fat që askush nuk ishte afër derës time të shtëpisë”, tha Arifi.