Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarrest për Netanyahun dhe kreun e Hamasit

NULL NULL
21.11.2024 13:23
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu - AFP

Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC) ka lëshuar urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes dhe një lider të Hamasit, Ibrahim Al-Masri, për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ky hap pason njoftimin e prokurorit të ICC-së, Karim Khan, më 20 maj, ku ai deklaroi se po kërkonte urdhra arresti për krimet e lidhura me sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi dhe përgjigjen ushtarake të Izraelit në Gaza, transmeton klankosova.tv.

Sulmet dhe kundërpërgjigjet që pasuan sollën një krizë të përshkallëzuar me pasoja të rënda për civilët, përfshirë viktima të shumta dhe shkatërrime masive.

Prokurori i ICC-së po heton pretendimet për shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar nga të dyja palët.

Reagimi i palëve të përfshira pritet të jetë i tensionuar, ndërsa ky vendim vendos drejtësinë ndërkombëtare në qendër të debatit mbi konfliktin Izrael-Hamas dhe përgjegjësitë për pasojat tragjike të tij.

Vendimin për kryeministrin izraelit, Netanyahu, e mori ish-gjyqtari i Speciales, në rastin e ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

lajme të ngjashme