Aktori humbi 45 kilogramë, por me to edhe mundësitë për punë NULL NULL 21.11.2024 11:19 21.11.2024 11:19 Wayne Knight Wayne Knight, aktori i njohur për rolin e tij si Newman në serinë”Seinfeld,” ka zbuluar se humbja e 45 kilogramëve ka pasur një ndikim negativ në karrierën e tij. Ai ka dhënë një intervistë në aeroportin LAX në Los Angeles, kua ka thënë që mundësitë për role kanë rënë që kur ai ka humbur peshë, duke shtuar se ndërrimi i pamjes ka kërkuar kohë për t’u pranuar nga industria. Knighti theksoi se ky proces ka qenë gradual dhe se humbja e peshës ka ndodhur gjatë disa viteve. Megjithatë, ai mbetet optimist dhe shpreson se mundësitë për punë do të rikthehen në të ardhmen.