Vetaksident në rrugën Malishevë-Arllat, lëndohet një person NULL NULL 21.11.2024 11:16 21.11.2024 11:16 Foto ilustruese, aksident Një vetaksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Tërpezë, rruga Malishevë-Arllat. Si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatë për një vet-aksident në fshatin Tërpezë (rruga Malishevë-Arllat). Policia ka dalë në vend-ngjarje dhe për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore”, tha Elezaj.