“Kurti mbrojti gjuhën shqipe”: Profesori flet për hallakamën në Maqedoni të veriut NULL NULL 20.11.2024 00:01 20.11.2024 00:01 Arbër Çeliku, profesor universitar në Maqedoninë e Veriut. Foto nga arkivi Profesori universitar nga Maqedonia e Veriut Arbër Çeliku, thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se në shtetin fqinj nuk ka ligj enkas për gjuhën shqipe. “Kryeministri e thotë me të drejtë se nuk ka ligj enkas për gjuhën shqipe. Për mua është gjë e mirë që një politikan nga Kosova dhe Shqipëria po e thotë troç atë, sepse kryeministri Kurti duhet të mbrojë edhe interesin e shqiptarëve edhe jashtë Kosovës”, u shpreh ai në “Edicionin Special”. “Nuk kam qëllim të kritikojë asnjë formacion politik, sepse nuk është detyra ime, por kam të drejtë legjitime ta mbrojë gjuhën time, popullin tim, vlerat kombëtare”, shtoi profesori. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.