Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Muriqi: Ndeshja me Rumaninë – më e mira në çdo aspekt

NULL NULL
18.11.2024 23:20

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, thotë se në ndeshjen me Rumaninë kanë treguar se janë ekip fantastik, dhe se ka qenë ndeshja më e mirë në çdo aspekt.

Ai kështu u shpreh gjatë një interviste për RTK-në, pas fitores kundër Lituanisë, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Muriqi i cili ishte asistues në golin e vetëm të shënuar gjatë  ndeshjes Kosovë – Lituani, tha se ndihet mirë kur sheh talent të rinj në ekip.

Ai lavdëroi Muharrem Jasharin, i cili futi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e pestë.

“Ditën e parë këtu i kam pasur 23 vjet, tash po ‘plakemi’ dhe po vjen një gjeneratë e mirë. Shpresoj të mos ndalet kjo, të kemi sa më shumë talentë në ekip”, deklaroi Muriqi, përcjell Klankosova.tv.

Kosovarët braktisën ndeshjen me Rumaninë të premten pak para fundit për shkak të thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë.

Mirë e nisi dhe e bitisi, Kosova fiton kundër Lituanisë

lajme të ngjashme