Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç pritni kriminela NULL NULL 17.11.2024 14:16 17.11.2024 14:16 Ministri i Bujqësisë, Faton Peci Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që një vëlla i deputetes të përfitojë rreth 100 mijë euro grant. Lidhur me këtë, ka reaguar vet ministri përmes Facebook-ut, transmeton Klankosova.tv. Peci deklaron se askush nuk mund ta ndalë atë, as me ujë e as me plumba. Edhe thirrjen për hetime ndaj tij e quan shpifje, e këto shpifje Peci thotë se i nisi ‘paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime’. “Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba! Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve! E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime! Veç pritni kriminela!”, ka shkruar Peci. Tutje, ministri paralajmëron se nga nesër, ai do ta shpërfaqë paftytyrësinë e kriminalitetit me emra. “Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoi si kurrë më parë! Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim! Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025