Zvicra barazon me Serbinë NULL NULL 15.11.2024 22:42 15.11.2024 22:42 Zvicra dhe Serbia i kanë ndarë pikët në duelin e tyre në kuadër të Ligës së Kombeve. Zviceranët dominuan me top dhe raste por u desh të mjaftohen me barazim. Serbët humbën penaltinë në minutën e 55-të kur Aleksandër Mitroviq dështoi të realizojë. Zeki Amdouni gëzoi vendësit në minutën e 70-të, por serbët barazuan në të 88-tën përmes Aleksa Terziqit. Të dyja këto shtete ndodhen në fund të grupit 4 të Ligës të Kombeve pas pesë xhirosh të zhvilluara. Ndërkaq tensione pati në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes. Pasi Embolo goditi me top një lojtar serb, shumë shpejtë u krijua edhe tollovi, e i përfshirë ishte edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka. Huliganët serbë kanë bërë thirrje kundër Kosovës, derisa është paraqitur flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës. /klankosova.tv