Deponohen 100 euro të falsifikuara në një bankë në Mitrovicë NULL NULL 15.11.2024 10:07 15.11.2024 10:07 Paratë. Foto ilustruese. Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë e ditur se paratë janë sekuestruar dhe se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesja femër kosovare, zyrtare në bankë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.