Tragjedia në Klinë: Vrasja e dy të rinjve u bë nga xhelozia? NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 14.11.2024 20:31 nga Qendresa Bellagoshi 14.11.2024 20:31 Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ku dy të rinj mbetën të vdekur, Klinë, 13 nëntor, 2024. Foto: Klankosova.tv Nga vendi i krimit iku, por shkoi në duart e policisë. Të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të së mërkurës në Klinë, gjykata i caktoi 1 muaj paraburgim. Jozyrtarisht, Klan Kosova mëson se motivi që çoi deri në privimin e dy të rinjve nga jeta është xhelozia. Kjo nuk u përfshi në aktvendimin që siguroi televizioni, dokument në të cilin shkruhet se tashmë i pandehuri 19 vjeçar dhe dy viktimat, të gjithë nga fshati Jashanicë, të njëjtën ditë ishin marrë vesh të takoheshin në lokalin ku më pas edhe i vrau. Vrasja dyshohet të jetë kryer fort tinëzisht. Ky akt u vlerësua se mund të nxisë hakmarrje mes familjeve, ndaj edhe u morën masa. Me autorizimin e kryeprokurorit, policia është vendosur në pika statike në fshatin ku janë edhe pala e dëmtuar edhe e pandehur për të mos lejuar eskalim të situatës. Viktimat 23 e 21 vjeç kanë pasur lidhje familjare mes vete, derisa lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë. /Klankosova.tv