E konfirmon UEFA: David Coote po hetohet për shkelje të rregulloreve disiplinore NULL NULL 14.11.2024 13:26 14.11.2024 13:26 Foto nga Sky Sport PGMOL ka konfirmuar se është në dijeni të një videoje të re e cila duket se tregon gjyqtarin e pezulluar të Premier Ligës, David Coote duke konsumuar substancë të dyshuar narkotike, ndërsa thuhet se punonte në Euro 2024 këtë verë. UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, gjithashtu ka konfirmuar se po heton Cooten për një shkelje të mundshme të rregulloreve të saj disiplinore, pasi e kishte pezulluar zyrtarin në fillim të kësaj jave, transmeton Klankosova.tv. Videoja e fundit, e cila është publikuar nga The Sun, vjen pasi Coote u pezullua të hënën nga PGMOL për një video të veçantë që dukej se e tregonte atë duke bërë komente nënçmuese për Liverpool-in dhe ish-menaxherin e tyre Jurgen Klopp.