Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet një bombë pranë burgut të Burrelit, policia në alarm

NULL NULL
14.11.2024 12:56
Foto ilustruese

Një pako e dyshimtë, shumë pranë objektit të burgut të Burrelit, ka ngritur në këmbë policinë e këtij qyteti.

Sipas të dhënave të policisë, në lulishten e  lagjes “Pjetër Budi” është konstatuar një pako e vogël, e dyshuar me lëndë plasëse artizanale e paplasur.

Nga shërbimet e specializuara, po bëhet verifikimi për përmbajtjen e pakos dhe më pas heqja e saj.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./A2Cnn

lajme të ngjashme