I pashtershmi Ranieri, së shpejti trajner i Romës NULL NULL 13.11.2024 10:24 13.11.2024 10:24 September 24, 2016 - Manchester, United Kingdom - Leicester City manager Claudio Ranieri during the Premier League match at Old Trafford Stadium, Manchester. Picture date: September 24th, 2016. Pic Sportimage (Cal Sport Media via AP Images) Claudio Ranieri pritet të dalë nga pensioni dhe të emërohet trajner i Romës. Ai ka fluturuar në Londër për t’u takuar me pronarin e gjigantit italian, Daniel Friedkinin. Nëse gjithçka shkon sipas planit, italiani do të prezantohet si trajner të mërkurën. La Repubblica ka njoftuar se njeriu që bëri Leicester Cityn kampion të Anglisë doli si favorit, pasi romakët morën shumë refuzime. Puna kishte ardhur midis tij dhe Vincenzo Montellës, mirëpo ata do të duhej të prisnin për disa javë për shkak të ndeshjeve të Turqisë në Ligën e Kombeve.