Trajneri i Rumanisë u bën thirrje tifozëve të mos jenë armiqësorë ndaj Kosovës NULL NULL 11.11.2024 17:15 11.11.2024 17:15 Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu, ka kërkuar nga tifozët rumunë që të mos krijojnë atmosferë armiqësore dhe të mos bëjnë thirrje josportive në përballjen kundër Kosovës. Kosova i shkon Rumanisë më 15 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo përballje është vendimtare midis dy kombëtareve në luftën për vendin e parë të Grupit 2. Herën e fundit kur Rumania kishte qenë nikoqire e Kosovës kishte pasur thirrje kundër Dardanëve, madje ishte shfaqur baneri “Kosova është Serbi”.