Nga Zvicra Llapi e sjell sulmuesin Arlind Batatina NULL NULL 11.11.2024 11:39 11.11.2024 11:39 Klubi futbollistik Llapi, ka njoftuar se në vazhdim të sezonit pjesë e skuadrës do të jetë edhe sulmuesi i ri Arlind Batatina. Llapjanët bënë të ditur se ai u kthye në Kosovë për t’i mbrojtur ngjyrat e skuadrës “bardhekaltër”. 18-vjeçari paraprakisht hapat e parë në futboll i ka marrë në Zvicër, teksa sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit FC Köniz dhe ishte golashënuesi më i mirë i ekipit në ekipin U-19. Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina, theksonse do të vazhdojë të punojë fuqishëm në merkato, ku deri më tani ka arritur të nënshkruajë me disa emra mjaftë cilësor.