Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Digjet një shtëpi në Suharekë – s’ka viktima, dëmet janë të mëdha

NULL NULL
10.11.2024 20:00
LAJMI I FUNDIT
Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv.

Një shtëpi në fshatin Vraniq të Suharekës është djegur gjatë pasdites së sotme.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas Gashit, rasti po cilësohet si “shpërthim zjarri”, e fatmirësisht ka të lënduar.

Sa i përket dëmeve materiale, sipas pronarit ato cilësohen goxha të mëdha.

“Në Vraniq të Suharekës një shtëpi është djegur rreth orës 16:35. Policia bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet, ndërsa rasti po trajtohet si ‘shpërthim zjarri’, në vendin e ngjarjes kanë dalë dhe brigada e zjarrfikësve. Dëmet janë goxha të mëdha sipas pronarit, por nuk ka të lënduar e as viktima”, tha Gashi për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme