Osmani takohet me Rutten, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë NULL NULL 09.11.2024 12:12 09.11.2024 12:12 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidentja Vjosa Osmani në Budapest. Foto: ZPRK Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Budapest. Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tregon se ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vend, transmeton Klankosova.tv. “Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 22 minuta më parë
Kosova Përfshihen nga zjarri disa zona të fshatit Temeqinë dhe Ngucat të Malishevës 37 minuta më parë