Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Metsola takohet me Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të sjellë progres

NULL NULL
08.11.2024 09:52
Delegacioni i Parlamentit te Evropes dhe i Presidences se Kosoves
Delegacioni i Parlamentit te Evropes dhe i Presidences se Kosoves

Presidentja e Parlamentit të Evropës, Roberta Metsola, ka thënë se është takuar dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën ka diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane.

Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar se e mirëpret angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së, njofton Klankosova.tv.

“Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të qojë në përparim”, ka thënë Metsola në X.

Osmani gjatë ditës se djeshme ka thënë se nuk do tw takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. /Klankosova.tv

“Nuk takohem me Vuçiqin”, pjesëmarrja e Osmanit në Komunitetin Politik Evropian në Budapest

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.