Harris para turmës e pranon zyrtarisht humbjen ndaj Trumpit NULL NULL 06.11.2024 23:02 06.11.2024 23:02 Zëvendës presidentja amerikane, Kamala Harris. Foto: AP Zëvendës presidentja Kamala Harris, të mërkurën mbrëma doli para turmës në Universitetin Howard për të pranuar humbjen ndaj rivalit të saj republikan, Donald Trump. “Sot zemrën e kam plot”, tha Harris. “Sot zemra ime është plot – plot falënderime për besimin që e keni vënë në mua, plot dashuri për vendin tonë”. “Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që e deshëm, jo ai që luftuam, jo ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them: Drita e premtimit amerikan do të shndrit gjithmonë fort”. Ajo falënderoi familjen e saj, sikurse edhe presidentin Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden, raporton Klankosova.tv. “Dougu im i dashur dhe familja jonë, ju dua shumë. Për presidentin Biden dhe Dr. Biden, faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj” “Jam krenare për fushatën që e bëmë” në 107 ditë, tha ajo, dhe falënderoi mbështetësit. Harris në fjalimin e saj tha se ndërsa i kupton emocionet e mbështetësve të saj, vendi duhet t’i pranojë rezultatet zgjedhore. “E di tani që populli ka emocione të shumta. E kuptoj”, tha Harris, para se të shtonte: “Por duhet të pranojmë rezultatin e këtyre zgjedhjeve”. Harris tregoi po ashtu se e ka telefonuar Presidentin e zgjedhur Donald Trump për ta uruar dhe tha se ia theksoi atij se “do të angazhohemi për një transferim të qetë të pushtetit”. /Klankosova.tv