2 Korriku në mesin e 10 skuadrave më të mira të UEFA Youth League NULL NULL 06.11.2024 22:16 06.11.2024 22:16 Djelmoshat e 2 Korrikut kanë arritur ta shkruajnë historinë. Kategoria U 19 është në mesin e 10 skuadrave më të mira të UEFA Youth League. 2 Korriku U19 ka shënuar fitore ndaj UC Dublin U19 edhe si mysafir, kësaj radhe me rezultat 3:1 në UEFA Youth League. Ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” , prishtinasit e kishin fituar me rezultat 2:1. Edhe në udhëtim në Dublin, 2 Korriku e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 13-të me sulmuesin Rin Ahmeti për 1:0. Me të filluar pjesa e dytë, vendasit arritën të shënonin me Jamie Ryan për 1:1. Ahmeti shënoi edhe për 2:1 në minutën e 64-të. Epilogun ndeshjes ia dha Omer Shala që shënoi për 3:1 pas asistimit të autorit të dy golave Rin Ahmeti.