Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A do të jetë Benfika ‘viktima’ e mllefit të bavarezëve, pas debaklit nga Barcelona?

NULL NULL
06.11.2024 13:59

Humbjen 4-1 në “Camp Nou” ende nuk e ka kaluar skuadra më e madhe gjermane.

Sonte në stadiumin e tyre “Allianz Arena” Bayern Munchen do të përballet me portugezët e Benfikës, raporton Klankosova.tv

Në këtë ballafqim “bavarezët” synojnë jo vetëm 3 pikët, por shfaqje të madhe për tifozët e tyre, të cilët ishin mërzitur shumë nga mënyra se si humbën nga Barcelona.

Ekipi më i trofeshëm në Gjermani, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur thellë Dinamo Zagrebin me rezultat 9-2.

Por pastaj nuk shkoi asgjë mirë, pasi fillimisht erdhi humbja nga Aston Villa 1-0, e pastaj edhe ‘deklasimi’ nga “Blaugranat”, njofton Klankosova.tv.

Bayern Munchen – Benfica, trasnmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore në vend, Art Motion, me fillim në orën 21:00.

Komentator, Lirim Peci.

Kompeticioni kryesor i futbollit evropian për klube, UEFA Champions League, trasnmetohet ekskluzivisht në Art Motion
lajme të ngjashme