Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump shpreson se përpjekjet në Karolinën e Veriut do të shpërblehen

NULL NULL
06.11.2024 01:38
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

Ekipi i Donald Trumpit pret rezultatet në Karolinën e Veriut, derisa shpresojnë se përpjeket e fundit do të shpërblehen.

Fillimisht, Karolina e Veriut nuk ishte pjesë e planeve të tij të udhëtimit për fundjavën e fundit përpara zgjedhjeve, por sondazhet e brendshme treguan se fushata duhej të bënte një shtytje shtesë.

Trump i kaloi tre ditë para zgjedhjeve në këtë shtet, duke inkurajuar pjesëmarrësit në tubim të përfitonin nga votimi i hershëm, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ekipi i Trump ishte veçanërisht i shqetësuar se disa nga të dhënat tregonin se më shumë gra sesa burra votuan herët atje, gjë që ata mendonin se nuk ishte një shenjë e mirë për ish-presidentin.

lajme të ngjashme