Policia gjermane për Klankosova.tv: I dyshuari për vrasjen e gruas në Dortmund tentoi të ikte për në Maqedoni NULL NULL 05.11.2024 23:58 05.11.2024 23:58 Foto: news4 Video-Line Në orët e pasdites së djeshme, në Dortmund ka ndodhur një rast tragjik. Policia ka konfirmuar se një grua është therur për vdekje, ndërsa i dyshuar kryesor për këtë rast është ish-bashkëshorti i saj. Madje policia tha se dyshohet që vepra të jetë kryer në sy të tre fëmijëve të tyre. I dyshuari është arrestuar gjatë natës në një operacion policor në autostradën në Franconia. Mediat në Gjermani raportuan se i dyshuari është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. E për Klankosova.tv, Policia në Dortmund ka konfirmuar se i dyshuari ka tentuar të ikë për në Maqedoninë Veriore. “Mund të konfirmojmë se i dyshuari ka tentuar të ikë në Maqedoninë Veriore. Kjo është arsyeja pse ne e kemi kërkuar në autostradë në Gjermaninë jugore”, ka thënë Policia gjermane për Klankosova.tv. RTL ndërkaq raportoi se viktima ishte gjetur me thikë në trup në shkallët e ndërtesës. E njëjta ka vdekur në spital, duke mos arritur t’iu mbijetojë plagëve, edhe përkundër ndërhyrjes së ekipit mjekësor. /Klankosova.tv