Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U kapën me mbi 100 kilogramë drogë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

NULL NULL
04.11.2024 19:51
Paraburgimi
Fotografi ilustruese

Një muaj paraburgim iu caktua dy të dyshuarve nga Gjykata Themelore e Pejës.

Nevzad Dinaj dhe Naser Rexha, dyshohet se u kapën me mbi 100 kilogramë drogë të llojit marihuanë.

Droga u kap në një vend të maskuar si “fermë pulash” në fshatin Raushiq të Pejës, në operacionin e koduar “Kalaja”, njofton Klankosova.tv

Në vendimin e siguruar nga Klankosova.tv thuhet se data e arrestimit të të pandehurve do të llogaritet deri me datën 02.12.2024.

Ata po dyshohen për veprat penale “Blerja posedimi, shpërndarje dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , “Kultivimi i bimës se hashashit se kokainës ose bimëve te kanabisit dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paatorizuar të armëve”.

Operacion u udhëhoq nga prokurori Ersan Qavolli.

Lidhur me rastin Klankosova.tv ka raportuar gjatë ditës së dielës.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
/ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.