Medvegjë, protesta: Shqiptarët kërkojnë kthimin e adresave NULL NULL 03.11.2024 20:22 03.11.2024 20:22 Për herë të tretë, shqiptarët e Luginës protestuan për të njëjtin qëllim – kthimin e adresave. Pas Bujanocit dhe Preshevës, këtë të diel në radhë ishte Medvegja, vendi ku kërkuan të drejtat e tyre. Me flamuj kombëtar, qindra protestues morën rrugë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, të prirë nga kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi drejt stacionit policor të kësaj komune. Shkelja e të drejtave elemetare të shqiptarëve të zonës jugore të Serbisë, sipas deputetit shqiptar atje, po bëhet nga një shtet, i cili synon anëtarësim ndërkombëtar. “Kthema adresën”, “Stop pasivizimit selektiv” dhe “Hey Evropë”, ishin disa pankartat që u vendosën në oborrin e policisë nga protestuesit, të dielën në mesditë. Kronikë e përgatitur nga gazetarja Bardha Shala.