Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tifozët e Spartës shfaqin hartën e Kosovës në flamurin serb, Rrahmani: Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë

NULL NULL
03.11.2024 16:14
Albion Rrahamani, reprezentues i Kosovës Foto: Sparta e Pragës

Tifozët e Spartës së Pragës kanë bërë një veprim skandaloz.

Në ndeshjen kundër Banik Ostravës, ata shfaqën hartën e Kosovës në flamurin serb, me mbishkrimin: “S’ka dorëzim”.

Ky veprim anti-Kosovë nuk i ka pëlqyer fare Albion Rrahmanit.

Sulmuesi kosovar ka reaguar pas këtij veprimi të turpshëm të ultrasëve skuadrës së tij.

Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin:

“Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!”.

Për Sparta Pragën luajnë katër shqiptarë, dy nga Kosova e dy nga Shqipëria.

Përveç Albionit, aty luajnë edhe Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.

lajme të ngjashme