Drita “ndriçon” tashmë edhe në tabelë – zë vendin e parë pasi mposhti Suharekën NULL NULL 03.11.2024 14:57 03.11.2024 14:57 Suhareka-Drita. Foto ilustruese “Ndriçimi” që e shfaqi sot skuadra e Dritës, ia mundësoi të arrijë vendin e parë në tabelë, për nga pikët. Ajo në fillim nuk i kishte punët aq mirë, pasi në minutën e 18-të Mevlan Zeka i Suharekës ia futi topin në rrjetë. Rezultati 1-0, vazhdoi deri pak para se të kryhet pjesa e parë e përballjes. Salifu Ibrahim, shënoi gol në minutën e 44-të, duke e barazuar kështu rezultatin. Drita e arriti epërsinë në pjesën e dytë, kur sërish e futi topin në rrjetën e kundërshtarit, në minutën e 67-të. Me këtë fitore kjo skuadër mban vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në Futboll, tashmë me 21 pikë të grumbulluara, duke i zënë vendin Ballkanit.