Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I mituri plagos aksidentalisht vëllanë e vogël me pushkë gjuetie

NULL NULL
03.11.2024 09:00
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.
Foto ilustruese. Policia e Kosovës.

Një i mitur dyshohet se ka plagosur aksidentalisht vëllanë e tij të vogël në Suharekë.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovar-fëmijë ka pësuar lëndime, pasi që i dyshuari kosovar (i mitur)-vëllai i viktimës, duke përdorur pushkën e gjuetisë dyshohet aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka goditur viktimën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme