Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet 63-vjeçari në Sarandë NULL NULL 27.10.2024 17:14 27.10.2024 17:14 Policia e Shqipërisë. Foto ilustruese. Një 63-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi ka kishte aksidentuar për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, pranë rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj. Tutje, është bërë e ditur se drejtuesi pasi ka humbur kontrollin e mjetit, duke aksidentuar këmbësorin 73-vjeçar dhe më pas është përplasur me një tjetër makinë. Ndërkaq, mësohet se 73-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Sarandës.