Protesta e PD-së e thirrur për të martën, zbulohet se cilat pjesë do të bllokohen NULL NULL 25.10.2024 21:47 25.10.2024 21:47 ARKIV: Protesta në Tiranë: Bllokohet qarkullimi në bulevard. 7 tetor 2024. Pamjet: A2 CNN Më 29 tetor (të martën), është vendosur që të bllokohet hyrja e Tiranës, kryqëzimi i njohur si “Kthesa e Kamzës”, rrethrrotullimi në Rrogozhinë, rrethrrotullimi në Levan, rrethrrotullimi i Bradasheshit, por bllokim do të ketë edhe në veri në Milot. Kështu raporton A2 CNN, pas mbledhjes së mbajtur sot nga sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike, ku u kanë dhënë porositë për protestën. Sipas raportimit, në mbledhjen e cila ka zgjatur më shumë se një orë, krerëve të degëve u është kërkuar angazhim maksimal për tubimin që pritet të mbahet në disa qytete të martën në orën 17:00. Të hënën, kreu i PD-së Sali Berisha, bëri thirrje për mosbindje civile duke kërkuar paralizim të të gjithë trafikut në vend. Ish-kryeministri shqiptar, kërkoi angazhim nga krerët e degëve dhe drejtuesit e qarqeve për të bllokuar lëvizjen në gjithë vendin.