Liga e Kampionëve: Milani me epërsi minimale ndaj Brugget të Jasharit pas pjesës së parë NULL NULL 22.10.2024 19:36 22.10.2024 19:36 Kanë përfunduar dy pjesët e para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve që kanë nisur nga ora 18:45. Milani po fiton me epërsi minimale ndaj Club Brugge të Ardon Jasharit, me golin e Pulishiqit, i cili e shënoi në minutën e 34-të të takimit. Në minutën e 40-të, Brugge mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas një ndërhyrje të ashpër të Onyedikas në një nga lojtarët e Milanit, teksa Jashari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 23-të. Ndërsa pjesa e parë në ndeshjen mes Monacos e Crvena Zvezdës është mbyllur me rezultat 2-1. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku Minamino e kaloi Monacon në epërsi në minutën e 21-të. Teksa, vetëm gjashtë minuta më vonë, Crvena Zvezda e barazoi rezultatin me anë të Ndiaye i cili shënoi nga pika e bardhë. Kurse, golin e epërsisë francezët e gjetën në minutën e 4-të të shtesës, ku Embolo shënoi për 2-1.