“Djajtë e Kuq” fitojnë me rikthim rezultati ndaj “Bletëve” NULL NULL 19.10.2024 18:08 19.10.2024 18:08 Manchester Unitedi ka fituar me përmbysje të rezultatit ndaj Brentfordit. “Djajtë e Kuq” në fund të pjesës së parë pranuan gol nga “Bletët”, të cilët e morën avantazhin falë Pinnockut në minutën e 5-të të shtesës. Ndërsa, më të nisur pjesa e dytë, ishte Garnacho, i cili barazoi shifrat në 1-1, njofton Klankosova.tv. Kurse, golin e epërsisë e shënoi Hojlund në minutën e 62-të të takimit. Me këtë fitore, Unitedi gjendet në pozitën e 10-të në tabelë me vetëm 11 pikë, kurse Brentfordi në pozitën e 12-të me 10 sosh.