Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden thotë se armëpushimi i Libanit është i mundur, por përfundimi i luftës në Gaza më i vështirë

NULL NULL
18.10.2024 21:05
Presidenti Joe Biden
Presidenti Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se ekziston mundësia për të punuar drejt një armëpushimi në Liban, por do të jetë më e vështirë të arrihet një i tillë në Gaza.

Ai i bëri komentet gjatë vizitës së tij njëditore në Berlin, ku zhvilloi bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur nga gazetarët nëse ai e kupton se si dhe kur Izraeli do t’i përgjigjej sulmeve me raketa nga Irani, Biden u përgjigj po, por ai nuk dha më shumë detaje.

Si kujtesë, Irani lëshoi ​​pothuajse 200 raketa balistike drejt Izraelit më 1 tetor. Shumica e predhave u kapën, sipas ushtrisë izraelite.

lajme të ngjashme