Rivalitet “El Clasico” edhe në Ligën e Kombeve NULL NULL 15.10.2024 15:59 15.10.2024 15:59 Polonia është nikoqire e Kroacisë në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve. Dy yjet e skuadrave respektive, Robert Lewandowski e Luka Modriq, janë epiqendrat e këtij ballafaqimi. Ndonëse në moshë të shtyer futbollistike, dyshja vazhdojnë të jenë protagonistë në ekipet e tyre, njofton Klankosova.tv. Polaku 36 vjeçar po shkëlqen te Barcelona, teksa me ndihmën shumë të madhe të golave të tij, “Blaugrana” është lidere në La Liga. Njejtë edhe kroati 39 vjeçar i cili me magjinë e tij po e ndihmon Realin e Madridit t’i rrijë afër katalunasëve, me vetëm 3 pikë dallim. Sonte rivaliteti i “El Clasicos” zbret në qytetin e Varshavës ku ndeshen kombëtaret e këtyre dy emrave ikonikë të futbollit evropian. Kroacia është në vendin e dytë me 6 pikë, prapa Portugalisë që ka 9, kurse Polonia me vetëm një fitore dhe dy humbje, gjendet e treta, kurse Skocia në këtë grup vazhdon të mbetet pa pikë, njofton Klankosova.tv. Poloni – Kroaci, transmetohet direkt në Art Motion përmes kanaleve të SuperSportit, me fillim në orën 20:45.