Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një person, u vetaksidentua me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”

NULL NULL
13.10.2024 17:16
Foto ilustruese e aksidentit me motoçikletë.
Foto ilustruese e aksidentit me motoçikletë.

Ka humbur jetën një person i cili është vetaksidentuar me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë, i cili bëri të ditur se mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete.

“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor”.

“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore.  Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.