Vdes në spital roja i Parkut Industrial Trepça, i ishte përkeqësuar gjendja NULL NULL 12.10.2024 08:34 12.10.2024 08:34 Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, dje më 11 tetor. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte roje në Parkun Industrial Trepça, dhe i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas u dërgua në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Klankosova.tv