I mbrojti tri penalti për tetë vjet për Unitedin, dy për 10 minuta për Fiorentinën NULL NULL 07.10.2024 14:15 07.10.2024 14:15 David de Gea luajti për 11 vjet te Manchester Unitedi, ku në tetë vjetët e fundit ndali vetëm tri penalti të gjuajtura në drejtim të portës së tij. Kur u mendua se u pensionua, ai këtë verë nënshkroi me klubin e Serie A-së, Fiorentina. Mirëpo, të dielën ai pati një mbrëmje të paharrueshme në fitoren e të Vjollcëve ndaj Milanit, 2:1. Spanjolli arriti t’i presë dy penalti të gjigantit italian, njërën në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ndërkaq tjetrën në minutën e 56-të. Madje, ai arriti t’i mbrojë dy penalti nga dy goditës të ndryshëm – Theo Hernandez dhe Tammy Abraham.