Derbi më i zjarrtë në Kosovë vazhdon të jetë i zbehtë, Gjilani ende pa stadium NULL NULL 04.10.2024 14:54 04.10.2024 14:54 Dikur stadiumi i qytetit të Gjilanit gulfonte nga tifozëritë e dy klubeve të këtij qyteti, sa herë vinte koha e përballjes mes vete. S’kishte fare rëndësi nëse dueli ishte i vlefshëm për Superligë, Ligën e Parë apo ndonjë kompeticion tjetër. Hapësira më e vogël për “gjilpërë” nuk gjendej aty. Por u bë shumë kohë që kjo hijeshi futbollistike e Kosovës po mungon, njofton Klankosova.tv. Renovimi i stadiumit të këtij qyteti është shndërruar në definicionin kryesor të zvarritjes dhe “dritë në fund të tunelit” nuk shihet. Si rezultat i kësaj papërgjegjësie totale institucionale, ndeshjet ndërmjet Dritës dhe Gjilanit luhen në fushën ndihmëse, e cila nuk ofron as kushtet minimale të organizimit të një ndeshje futbollistike me tifozëritë fantastike. Tani tifozët afër vetës i kanë vetëm skuadrat që luajnë me epitetin e vendasit. “Intelektualët” dhe “Skifterat” kanë ditur që ta marrin vëmendjen edhe të mediave jashtë Kosovës, për atmosferën e jashtëzakonshme që kanë krijuar sa herë skuadrat e tyre të zemrës janë ndeshur mes vete, raporton Klankosova.tv. Megjithatë, me apo pa prezencën e tifozëve në shkallët e stadiumit, aroma e derbit mes dy ekipeve kryesore në rajonin e Anamoravës, ndjehet ku do në këtë zonë. Dy prej tyre i dhanë përshtypjet në Klan Kosova, para përballjes së nesërme ndërmjet Dritës dhe Gjilanit. Në emisionin Ora 7, Arbër Rama dhe Florim Rushiti, shpalosën emocionet para derbit të qytetit. Përmes linkut të mëposhtëm, mund ta ndiqni materialin e shkëputur nga Programi i Mëngjesit.