Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohen katër persona për kontrabandim të mallrave ushqimore në Zubin Potok

NULL NULL
03.10.2024 14:34
Foto ilustruese e Policisë së Kosovës.
Foto ilustruese e Policisë së Kosovës.

Katër persona serbë janë ndaluar dje nga policia në fshatin Junake të Zubin të Potokut, prej tyre dy personave ishin shofer të veturave dhe dy të tjerët pasagjerë.

Në raportin e policisë thuhet se atyre ishte gjetur një sasi e mallrave ushqimore  për të cilat ngasësi nuk posedonte asnjë dokument dhe që dyshohet se i kanë futur përmes rrugëve ilegale.

Me urdhër të prokurorit veturat dhe malli janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv

lajme të ngjashme