Griezmann pensionohet nga kombëtarja e Francës NULL NULL 30.09.2024 12:17 30.09.2024 12:17 Futbollisti Antoine Griezmann, ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja e Francës. Griezmann e ka publikuar një video të shoqëruar me deklarim të shkurtër. “Me një zemër të mbushur me kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë madhështore trengjyrëshe dhe shihemi së shpejti”, shkroi Griezmann. Ai u largua nga “trekolorët” pas 137 ndeshjeve. 33-vjeçari për kombëtaren franceze i realizoi 44 gola dhe bëri 38 asistime. Anëtari i Atletico Madridit luajti tri kupa të botës, duke fituar një në 2018 dhe duke qenë nënkampion në atë të 2022. C’est avec le cœur plein de souvenirs que je clos ce chapitre de ma vie. Merci pour cette magnifique aventure tricolore et à bientôt. 🇫🇷 pic.twitter.com/qpw8dvdtFt — Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) September 30, 2024