Prishtinë, arrestohen dy burra pasi e rrahën në trafik një tjetër NULL NULL 29.09.2024 08:59 29.09.2024 08:59 Dy burra janë arrestuar dje më 28 shtator në Pristinë pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, e kanë sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale tri shufra metalike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv