Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasja e Nasrallahut, Netanyahu e quan “pikë kthese historike”

NULL NULL
29.09.2024 08:45
Benjamin Netanyahu
Arkiv: Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Foto: Arkiv

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “e zgjidhi llogarinë” me vdekjen e liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, duke e quajtur atë një “pikë kthese historike”.

Netanyahu i bëri këto komente pas kthimit në Izrael nga udhëtimi i tij në OKB në Nju Jork.

Ai e përshkruajti vrasjen e Hassan Nasrallah si një “pikë kthese historike”.

Sipas tij, Izraeli kishte “larë hesapet” me ata që ishin përgjegjës për vdekjen e “izraelitëve të panumërt” dhe shumë qytetarëve të huaj, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se Izraeli është i vendosur të vazhdojë të godasë armiqtë e tij.

lajme të ngjashme