Arsenali e fiton dramën në “Emiratës”, Trossard e Havertz shënojnë krejt në fund NULL NULL 28.09.2024 18:04 28.09.2024 18:04 Arsenali e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Leicesterit me rezultat 4-2. “Topçinjtë” e nisën mirë pjesën e parë, ku pas 20 minutash lojë Martinelli ia dha epërsinë fillestare. Ndërsa në minutën e 46-të të pjesës së parë, Trossard dyfishoi epërsinë, për ta çuar ekipin me qetësi në pushim. Por, më të nisur pjesa e dytë, Justin ngushtoi epërsinë në 2-1 në minutën e 47-të, teksa në të 63-tën ai e shënoi golin e dytë në ndeshje, duke i barazuar shifrat në 2-2. Arsenali vuajti shumë deri në minutën e 94-të të takimit, ku Trossard shënoi për 3-2, ndërsa në minutën e 98-të, Havertz shënoi për 4-2. Me këtë fitore, Arsenali gjendet në vendin e dytë me 14 pikë, aq sa ka edhe City që është në të parin, teksa Leicesteri është në vendin e 16-të me vetëm tri pikë nga gjashtë ndeshje.