Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizren: Rrahje në një restorant, përdoren edhe armët

NULL NULL
15.02.2016 10:05

Rreth orës 04:25 të mëngjesit të sotëm, Policia e Prizrenit ka pranuar një informatë e cila bënte me  dije se në ambientet e restorantit “Paradiso” në rrugën “Kukësi”  ka ndodhur një rrahje ku është dëgjuar edhe  një krismë nga  arma e zjarrit.

Policia njofton  se njëri nga të dyshuarit është ndaluar përderisa po largohej me  një automjet xhip dhe gjatë kontrollit është zbuluar një pistoletë me 5 fishekë.

Po ashtu është sekuestruar edhe një veturë e llojit Audi.  Ndërkaq krim teknikët kanë sekuestruar një gëzhojë të fishekut në ambientet e restorantit.

Nuk janë intervistuar të dyshuarit ngase kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Sipas policisë në konsultim me prokurorin e shtetit poseduesi i armës është ndalur nën masën e arrestit policor, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme