Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ende nuk është identifikuar i dyshuari për vrasjen e djeshme në Mitrovicë

NULL NULL
21.09.2024 13:00
mitrovice police
Vrasja në Mitrovicë, pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: KosovaPress

Policia ka bërë të ditur se ende është i panjohur i dyshuari për vrasjen e djeshme që ka ndodhur në Mitrovicë.

Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar  6 gëzhoja, përcjell Klankosova.tv.

“Më datën, kohën  dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.”

“Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar  6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

lajme të ngjashme