Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëndohen dy persona në një shtëpi në Mitrovicë, dyshohet se shpërtheu gazi

NULL NULL
19.09.2024 19:21
Foto ilustruese e bombolës së gazit.
Foto ilustruese e bombolës së gazit.

Dy persona janë lënduar në një shtëpi në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka shpërthyer një bombolë gazi.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot,rreth orës 15:40, është raportuar  se  në  rrugën ‘ Xhemail Haxha” në Mitrovicë,  në  një  shtëpi ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gazi). Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë lënduar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes”.

lajme të ngjashme