Vaj halli për Barcelonën, lëndohet sërish Fermin Lopezi NULL NULL 17.09.2024 18:10 17.09.2024 18:10 Barcelona po kalon në një formë të mrekullueshme pavarësisht problemeve me lëndime. Mungesat e Gavit, Frenkie de Jongut dhe Ronald Araujos nuk u vërejtën shumë pas katër fitoreve radhazi të Katalunasve që panë gjigantët të ngjiten në krye të tabelës në La Liga. Sidoqoftë, së fundi u lëndua transferi i tyre i ri, Dani Olmo, teksa tani raportohet që Fermin Loezi ka pësuar një tjetër lëndim që do ta mbajë jashtë fushës së gjelbër për disa javë më shumë.